AGS Corporation Sh.P.K., është themeluar në vitin 2005, si kompani Tregtare dhe Shërbyese. CEO i kompanisë është dr. Gazmend Boshnjaku. Kompania e jonë numëron mbi 10 punëtor dhe shumë nënkontraktor apo bashkëpunëtor. Ne jemi të përfshirë kryesisht në shitjen dhe servisimin e pajisjeve mjekësore, shitjen e materialit shpenzues medicinal, shitjen dhe servisimin e pajisjeve për trajtimin e mbeturinave të rrezikshme spitalore, duke vazhduar më pastaj me shitjen dhe servisimin e pajisjeve hidro-meteorologjike dhe shitjen dhe servisimin e pajisjeve hidraulike të ngritjes dhe Vinçave.
Kompania e jonë është e certifikuar me ISO Standard 9001:2015 për shitjen dhe servisimin e pajisjeve mjekësore dhe të pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit, dhe Mbeturinave medicinale.
Kompania jonë, në Janar të vitit 2023 ka hapur zyrën e saj në Shqipëri, respektivisht në qytetin e Tiranës. Ne kemi menduar që ta zgjerojmë biznesin tonë edhe në Shqipëri dhe në rajon me disa nga kompanitë që në përfaqësojmë.